Organet partiake të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) vendosën që kjo parti të marr pjesë veçmas në zgjedhjet lokale në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Kjo parti refuzoi propozimin e Forcës së re demokratike për renditjen e kandidatëve të saj në listën e përbashkët eventuale zgjedhore.
Në zgjedhjet e 4 shkurtit UDSH do të marrë pjesë me slloganin “Me zemër përpara UDSH”.