Rudoviq: Qëllimi tani është tjetër, ndryshe nga fillimi i sezonit

Deçiqi ishte surpriza më e këndshme e gjysmës së parë të sezonit në Ligën superiore të Malit të Zi. Nënkampioni i vjeshtës u karakterizua nga një lojë e përkushtuar dhe e disiplinuar, mbrojtje e fortë, ndërsa veprimet sulmuese vareshin edhe nga frymëzimi i – Angjello Rudoviq.

Ulqinaku kreu të gjitha goditjet e dënimit dhe “ushqeu” me topa golëshënuesit më të mirë të skuadrës, Kristijan Vulaj dhe Ilir Camaj. Edhe Angjello nuk mbeti shumë mbrapa golashënuesve të parë për sa i përket golave. Ai shënoi pesë gola nga 17 ndeshje në kampionat dhe Kupë. Ai gjithashtu shënoi një hat-trick në raundin e parë ndaj Petrovac (5:1).

Unë jam i kënaqur se si gjithçka shkoi gjatë pjesës së parë të sezonit. Sa i përket performancës personale, një dëmtim i vogël në fund të gjysmë sezonit më nxori jashtë ritmit. Kam humbur katër ndeshje. Sigurisht që gjithmonë mundet më mirë. Jam duke punuar për të bërë përparim në çdo aspekt dhe për të ndihmuar ekipin për të arritur rezultate të mira – thotë Rudoviq.

Në fillim të sezonit, ishte e vështirë të imagjinohej se do të fillonim kaq mirë dhe në fund ti shikonim shpinën vetëm Buduqnostit. Ne besonim se kishim cilësi dhe se me punë të palodhur mund të arrinim rezultate të mirë, por nuk shpresonim për një renditje kaq të lartë.

Qëllimi tani natyrisht është tjetër, ndryshe nga fillimi i sezonit, kur vetëm mendonim për të shmangur zonën e barazhit për mbijetesë. Tani ne duam të qëndrojmë në vendin që na sjell kualifikime për gara evropiane, duke shpresuar që stafi lojtar i Deçiq në gjysmë-sezonin pranveror të jetë edhe më i fortë në mënyrë që të mbetet konkurrues në luftën për pozicionet që çojnë në Evropë, tha Rudoviq.

Kushtet e mira në Deçiq, lojërat e mira të Rudoviq nuk kaluan pa u vërejtur nga klubet e tjera gjatë vjeshtës.

Oferta ka, por unë kam një marrëveshje me drejtuesit e klubit për të qëndruar në Deçiq deri në verë. Sigurisht, nëse mbërrin një ofertë që nuk duhet humbur, atëherë ne do të ulemi dhe do të bisedojmë. Megjithëse është e vështirë të ndryshosh mjedisin në dimër, ky opsion mbetet. Afati kalimtarë sapo ka filluar, por për momentin gjëja më e rëndësishme për mua është se si janë gjërat me Deçiqin, dhe ato janë plotësisht korrekte – shprehet Rudoviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!