Gjeloshaj vota ime ishte me kushte – Abazoviq jam i gatshëm të ndihmoj Partitë Shqiptare

Mbrëmë në TV Boin të ftuar ishin dy deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, z.Nik Gjeloshja nga Alternativa Shqiptare dhe z.Dritan Abazoviq Levizja qytetare URA.

Nik Gjeloshaj theksoi se vota për besimin e Qeverisë nuk ka qën vendim i tij personal, por vendim i kryesisë së Alternativës Shqiptare dhe në konsultim me qëndrim të partnerit të koalicionit PD-së të Fatmir Gjekës.

Ne si Alternativë Shqiptare dhe unë personalishtë në fillim i kam pasur disa dilema, jam kën shum afër vendimit që mos të votoj pro Qeverisë, por mbas konsultimeve me partnerin e koalicionit të cilin kishim një detyrim moral me ndegjua mendimin e tyre, pasi që është partia më e madhe e koalicionit dhe unë këtë koalicion e përfaqësoj në parlament.Në fund në kryesi të ASH e kemi analizuar situatën politike në të cilën kemi ardhur dhe kemi sjellë një vendim politik duke matur cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e këtij vendim, dhe mësë paku kemi menduar që të përfitojmë poena politik para zgjedhjeve parlamentare.

Kur ne kemi marrë vendimin shumica e partive politike janë kën deklaruar se do përkrahin Qeverinë, si Partia Boshnjake,Forca,Iniciativa Qytetare Kroate,Social Demokratët dhe e kishin bërë një numër 38 dhe me deputetët e Malit të Zi pozitiv që është pritur që do votojnë pro, është parë së votëbesimi është çështje e kryer.

Duke parë që shumica është siguruar unë jam munduar ti potencoj tri çështje:  Zgjedhjet e reja lokale në Tuz deri në fund të vitit,përkrahje nga shumica e re për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, që shqiptarëve t’ju kthehen të drejtat nga ligji i kaluar dhe Qeveria e re të ketë ministrinë nga partitë shqiptare.Unë nuk kam kërkuar ministrin për veten siç janë duke u munduar të manipulojnë disa, por e kam kërkuar për Partitë Shqiptare- tha Gjeloshaj.

Dritan Abazoviq tha se kjo që po ndodhë në Mal të Zi është korrupsion politik i pa parë, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë pozitive për shqiptarët dhe ska as një shqiptar që është i kënaqur me gjëndjen aktuale në Mal të Zi dhe kjo qeveri nuk ka merituar përkrahjen.Mashtrimi i PDS me Komunë të Tuzit është një ndër mashtrimet historike dhe unë do të marrë masa dhe do e çoj në gjykatën kushtetuese, kjo që kan bërë është jashtë kushtetutës.Derisa ne flasim për komunë njerëzit shprëngulen dhe ska me pas kush me qëndrua në Komunë të Tuzit as në Komunë të Ulqin dhe as në Plavë e Guci, njerzit po shprëngulen nga 2001 deri në 2010 përqindja e shqiptarve ka rënie prej 7% në 5%.Tani Komuna nuk ka të njëjtin kuptim që do kishte para 10 apo 15 vitëve pasi që ka ardhur deri te ndryshimi drastik i strukturës së popullsisë në Malësi.

Abazoviq deklaroi se ai dhe Gjeloshaj ishin të vetmit deputet në Parlament që votuan kundër Komunës në kuadër të Kryeqytetit.

Gjeloshaj tha se ASH nuk ka bërë kurrë asnjë marrveshje me PDS-në.Ditën e votbesimit në parlament e kam cekur se asnjë kërkesë e shqiptarve tash 25 vite nuk është zgjidhur dhe me asnjë fjalë se kam përkrahë qeverinë.Unë mundem me i levizë çështjet politike dhe kërkesat e shqiptarve aq sa kam forcë politike. Në këtë rastë të kishte pasur kordinim politikë mes shqiptarve, ndoshta ishte mundur shum lehtë me levizë shum çështje, por me 7 janarë dikush deklarohet (Nimanbegu) se do e përkrahi Qeverinë pa ardhur iniciativa në Parlament, atëherë rrugët për veprim të përbashkët janë mbyllur.Unë kisha dy mundësi të mbetëm vetëm ose të japë shansen që të zgjidhen disa çeshtje të rëndësishme për shqiptarët.

Në qoftë se shqiptarët do kishin vepruar ndryshe kishte qën rrezik politik, që 6 muaj para zgjedhjeve me hy në një koalicon të ri politik me PSD, URA dhe me struktura qe këto ditë çojnë mesazhe nga Rusia se do të tërheqin njohjen e Kosovës.

Mbas votëbesimi të qeveris po shohim që të gjitha subjektet politike janë në tryezë dhe janë të gatshme për të hyrë në Qeveri. ”Unë kam kërkua që pjes e asaj të jenë edhe shqiptarët dhe vota ime ishte kusht për qeverin e cila po formohet dhe u kam caktuar edhe afatet për realizimin e kërkesave për të cilat kam garanci nga përfaqësuesit diplomatik”.

Në moment kur vota ime nuk ishte vendimtare edhe kërkesat e mija për kushtëzim ishin zvogluar,kjo ishte një levizje e vogel politike që do të mundohem me realizua për 6 muaj që kanë mbetur.

Në programet e partive shqiptare nuk ka ndryshime shum të madhë, dhe tash 25 vjet, 5 çështje për të cilat luftojnë shqiptarët nuk mund të zgjidhen, për arsye se kemi shumë parti shqiptare, tani njëra është zgjidhë gjysmë Komuna e Tuzit.Programet janë të njëjta e marrveshje ndërmjet tyre nuk ka.Në qoftë se duhet të jem moderator i pajtimit mes jush edhe këtë e prënoj nëse mund të ndihmojë në këtë drejtim – tha Abazoviq./Malësia.ME/

Shperndaje