SHBA: Trieshanet mbledhin fonde për rrugën e Trieshit

Ditën e dielë në Rochester Hills u mblodhen trieshanet më banim në shtetin e Michiganit për të përkrahur nismen e bashkëtrieshaneve të tyre në shtetin e New York.

Qellimi i kesaj inisiative ishte për të mbledhur fonde për ndertimin e rrugës automobilistike në Triesh të Malësise nga kilometri i 7-të deri në Koritë,tek Lugjet e Koritës.

Nisma për grumbullimin e fondeve për ndertimin e kesaj rruge ishte nga biznesmeni i njohur trieshan me banim në shtetin e New Yorkut, Kole Preka Cacaj.

Komisioni Trieshan nga New York njoftoi të pranishmit se rreth 30 familje me banim në New York kishin grumbulluar afro 100 mije dollare,por dita e sotme ishte të njiheshin trieshanet e Michiganit me ketë nisem të rendesishme të zgjidhnin organet e tyre drejtuese të kesaj fushate per të grumbulluar këto fonde.

Nismetari,Kole Cacaj njekohesisht dhe kryetar i komisionit në New York, kishte kontaktuar dhe me qeverinë e Malit të Zi nga ato bisedime ishte rënë dakort që komuniteti të hapte rrugën me standarte evropiane me një gjërësi 6 metra dhe të behej gati vetem për asphalt punë të cilen do ta merrte persiper qeveria e Malit të Zi për ta perfunduar. Sipas ligjeruesve kjo faze e realizimit të ketij projekti shkonte rreth 600 mije euro.

Në mbledhje u tha se edhe mergimtaret nga Trieshi e kanë Koloradon Amerikane në Korite në qoftë se ndertohet kjo rrugë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!