Delegacioni i Parlamentit të Shqipërisë vizitoi Malin e Zi (Foto)

Delegacioni i Këshillit për politikë të jashtme i Parlamentit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Arta Dade qëndroi sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Delegacioni i Shqipërisë fillimisht u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërshtetërore dhe marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve.

Delegacioni shqiptar u prit edhe nga nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe këshilltarët e tij Nikollë Berishaj dhe Ardijan Mavriq, me të cilët përveç temës së marrëdhënieve ndërshtetërore u fol edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.

reklamo

Delegacioni nga Shqipëria gjatë takimit me Nimanbegun u njoftuan me kërkesat e kahmotshme të shqiptarëve në Mal të Zi, lidhur me definimin përfundimtar të statusit të komunës së Tuzit, kthimin e pronës në Valdanos, për situatën në Kriporen e Ulqinit, si dhe për përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet e sistemit.

Dade shprehu gadishmërinë e Repulikës së Shqipërisë për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi në përmbushjen e kërkesave të tyre, të cilat janë në fokus të ineresimit në çdo takim me zyrtarët nga Mali i Zi.

Delegacionin shqiptar u prit edhe nga kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët të Parlamentit të Malit të Zi  Andria Nikoliq si dhe nga ministri për punë të jashtme Srgjan Darmanoviq./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!