Alternativa Shqiptare do të garojë në zgjedhjet lokale në Podgoricë

Alternativa Shqiptare do të garojë në zgjedhjet e ardhshme në Podgoricë të cilat do të mbahen në maj. Siç deklaroi Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativës Shqiptare ende nuk është vendosur se kush do të jetë bartësi i listës.

Në përbërjen aktuale, Alternativa Shqiptare është e vetmja parti shqiptare e përfaqësuar në Kuvendin e Kryeqytetit. Pas 25 vitesh, në vitin 2018 arritëm të rikthejmë statusin parlamentar në Podgoricë. Në prag të zgjedhjeve lokale të majit, sigurisht që ne do të marrim pjesë edhe në ato zgjedhje dhe do të vazhdojmë ta përfaqësojmë programin tonë në Kryeqytet dhe me akcionin afirmativ do të fitojmë sërish statusin e parlamentar – tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj thekson se të gjitha përgatitjet janë duke u zhvilluar.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar, po analizojmë dhe po bëjmë një plan kontaktesh me votuesit potencialë që jetojnë në kryeqytet. Gjithçka tregon se ka një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Podgoricë – deklaroi Nik Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!