Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq të enjten do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e klubeve të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe pas këtij formaliteti do t’ia ofrojë mandatin të vetmit që aktualisht mund të sigurojë shumicën prej së paku 41 deputetësh.
Presidenti Gjukanoviq me shumë gjasa të enjten do t’i japë Dritan Abazoviqit mandatin për përbërjen e qeverisë pakicës, mëson portali Dana nga disa burime të sigurta.
Në qarqet politike thuhet se nëse e gjithë kjo kryhet të enjten, atëher deri në fund të muajit pritet seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të zgjidhet Qeveria e 43-të./Malësia.ME/