“Allegretto Albania” u shfaqë në Teatrin e Podgoricës (Video)

Mbrëmë me fillim në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Malit të zi në Podgoricë u shfaqë drama “Allegretto Albania” e dramaturgut të njohur shqiptarë Stefan Çapalikut në gjuhën malazeze.

Regjisori i kësaj drame ishte Idriz Gjokaj ndërsa përkthimi i tekstit nga gjuha shqipe në atë malazeze u realizua nga Agron Camaj, të dy këta nga Malësia.

Në rolet kryesore luajtën Mirko Vlahoviq në rolin e babait, Gorana Makoviq në rolin e nënës, Slavko Kaleziq në rolin e djalit të madh, Dragan Racic në rolin e mësuesit, Jelena Minic në rolin e spikeres dhe Miso Obradoviq në rolin e Satedinit./Malësia.ME/AntonGjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!