Në Krajë u shënua Dita e Mësuesit

Nga Ali Gjeçbritaj

Nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros, anëtarë të seksionit të dramës për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, shfaqen komedinë “SOT TETË DITË” të dramaturgut Josip Rela

Salla e Shtëpisë së kulturës në mbrëmjën e së dielës ishte e mbushur përplotë me spektatorë. Publiku artëdashës jo vetëm nga Kraja, por edhe nga Ana e Malit, Ulqini e Tivari me vemendje përcollën aktrimin e artistëve të rinj të këtij grupi simpatik.

Mbrëmja nisi me një krijim letrar të nxënëses, Esmerinda Lekperi kushtuar 7 Marsit – Ditës së mësuesit dhe një recitim kushtuar 8 Marsit, recituar nga Hedije Marku. Përndryshe seksioni letrar, ai i recitatorëve dhe grupi i dramës janë seksionet më aktive në shkollën e Ostrosit.

Interpretimet  e mrekullueshme e aktorëve të rinjë e tejkaloi lojën e amatorëve të skenës. Këte e themi me plotë gojë nga se publiku u kënaq dhe i duartokiti gjatë këta aktorë të vegjël, Afërdita Ramusha, Azem Muçaj, Albin Kovaçi, Hedije Marku, Dëbora Popi, Ervin Aruçi, Beisa Haxhimurati dhe Irdin Ramusha. Rolet,  nuk është aspak e lehtë që të interpretohen në asnjë zhanër të arit dramatik që të kënaqet shikuesi, përkundrazi duhet të kesh talent dhe të punosh shumë. Këta nxënës punuan gjatë që të dalin faqebardhë para publikut. Komedia kërkon shumë punë dhe përkushtim. Kjo nuk ka munguar gjatë fazes përgatitore. Nxënësit kanë patur vullnet të pashoq dhe rregullisht kanë ushtruar. Sipas fjalëve të Aishe Gjeçbritaj, profesoreshë e letersisë dhe gjuhës shqipe e cila bëri regjinë e dramës, punoi me përkushtim dhe  përgatiti ate, tha se është kjo drama e 16 më radhë që ky seksion i shkollës shfaq në Krajë dhe më gjërë. Ajo lavdroi punën e këtyre nxënsëve entuziast të cilët patën vullnet të pashoq që ta përgatisin komedinë. S’do mend se ndjehem mire kur nxënësit e mi korrin sukses në mësime dhe në aktivitete tjera jashtëshollore siç ësht edhe kjo shfaqje e sontme. Vëtë parnia e publikut artëdashës, duartrokitjet frenetike janë kënaqësi e pa përshkruar për mua dhe për nxënësit e mi.

Për nxënësit, prindërit dhe publikun e gjërë, dashamirët e artit skenik ishte kjo një ngjarje e veçantë kulturore në Krajë. Për anëtarët e seksionit të dramës një arritje e madhe në aktivitetet jashtëshkollore, për publikun, s’do mend një freski dhe një ndjenjë kënaqësie. Kjo u pa në sytë e të gjithëve, ndërsa për Aishe Gjeçbritaj edhe një sukses  në punën edukativo-arsimore jo vetëm në klasë por edhe jashtë saj. Në fund të shtojmë se madhështinë e shfaqjes ia shtoi padyshim edhe Dita e mësuesit – 7 Marsi e që ky grup me nga një shfaqje po e shenon tash sa vite në Krajë. Aktivitete të tilla kulturore Krajës i mungojnë. Kjo dhe nga rrethanat aspak të favorshme shoqërore sidomos kohëve të fundit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!