Në këtë ditë të shënuar të arsimit e shkollës shqip, ne të gjithë së bashku i kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun tonë. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tanë të mrekullueshëm, që çdo fjalë e varg kësaj të mbetet e të ngulitët thellë në mendjet tona! Me aq dashuri e respekt janë sjellur me nxënës duke i mësuar e kritikuar me metodat më dashamirëse. Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëthyes për të ardhmen tonë të ndritur. Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë MËSUES TANË!. Dua të ju sjellë në mendje, ju nxënës të dashur, se mësuesit në kohën e komunizmit nuk sjellëshin ndaj fëmijëve (nxënësve) siç ju ka hije mësuesve të reformuar !!!
Në këtë ditë të shkollës shqipe për herë të parë në historinë e shkollës shqipe në Dacaj të Malësisë së Rozhajës, u shpërblyen nxënësit e shkollës sonë për sukses dhe arritje në mësim dhe dituri nga të gjitha lëndët mësimore gjatë këti vitit shkollor 2017/2018…
Gjithashtu u shpërblye edhe nxënësi/ja më e mirë në recitim me rastin e 7 Marsit. Në fund të manifestimit kulturo – zbavitës nga ana e mësimdhënësve është formuar Juria e cila ka përzgjedhur tri punime për mësuesit dhe tri punime për nënat. Vzatimet të punuara nga ana e nxënësve janë shpërblyer me mirënjohje. Gjithashtu edhe janë shpërblyer mësimdhënësit dhe punëtorët e dalluar për karierë dhe për punë gjatë këtij viti shkollor 2017 /2018. Nder të shpërblyerit nga ana e drejtuesit të shkollës z. Haxhi lajçi janë këta punëtorë dhe bashkëpunëtorë : Bali Daci – për karierë, Sabina Shreli – punëtore e vitit, Synavere Daci – për edukimin e një gjeneratës, Azem Lajçi – për përkrahje me dhurata për Vitin e Ri nga viti 2012 deri 2018, Shefqet Daci i cili gjendet me punë të përkohëshme në Gjermani , përkrahës i pamohueshëm për vazhdimin e punës në kushte normale sikur të gjitha shkollat tjera moderne në Mal të Zi dhe Afrim Daci për punën dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor….
Sheki Daci