Abazoviq: Vendimi i SNP-së për pjesëmarrje në qeverinë pakicë është historik

Vendimi i Këshillit Kryesor të Partisë Socialiste Popullore për të nisur negociatat për pjesëmarrje në qeverinë pakicë është historik, tha kreu i Lëvizjes Qytetare URA dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq. Ai u tha gazetarëve në marshin e 8 marsit të mbajtur sot në Podgoricë se pret që së shpejti mund të paraqesin propozimin në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re.

Abazoviq tha se e mirëpret vendimin e Këshillit Kryesor të PSP-së dhe se ky është një hap i madh përpara drejt pajtimit në Mal të Zi. Në pyetjen lidhur me kërkesat e PSP-së që socialdemokratët dhe Partia Socialdemokrate nuk mund të hyjnë në qeveri, Abazoviq tha se qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se PSP mund të ketë kërkesa, por që ato duhet të jenë në përputhje me agjendat evropiane. “Jasht kësaj, ky kryeministër i emëruar, nuk do të formojë qeverinë,” tha Abazoviq.

Shperndaje