Çmimi i karburantëve në dy muajt e ardhshëm mund të dyfishohet

Sekretari i shtetit për minierat dhe energjinë Marko Perunoviq theksoi se brenda një  ose dy muajve të ardhshëm mund të pritet një rritje e re e çmimeve të energjisë, e cila mund të dyfishohet në krahasim me sot, dhe se situata në botë, në radhë të parë për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës , e rëndon ndjeshëm situatën në treg.

Zgjidhja e vetme për Malin e Zi është të ketë prodhimin e tij, i cili u provua me prova nën det, të cilat hasën në rezistencë të madhe.Siç tha ai në emisionin Link të Radios së Malit të Zi, është e vështirë të parashikohet se si do të lëvizin çmimet e energjisë në tregun botëror dhe nga kjo varet edhe korigjimi i çmimeve në vendin tonë.Perunoviq theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë seriozitetin e situatës.“Në pikat e karburantit na thonë se kanë të njëjtin trafik si edhe më parë dhe se pavarësisht çmimeve nuk ka ndryshuar asgjë, qytetarët tanë ende nuk e kuptojnë situatën.

Edhe ne si gjithë bota tjetër jemi në krizë energjetike,theksoi Perunoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!