Partitë Shqiptare vazhdojnë të kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, ka dërguar letër partive parlamentare në Mal të Zi, me kërkesë që të shqyrtohet ndryshimi i ligjit aktual zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj partive shqiptare. Sipas ligjit aktual mandati i shqiptarëve është më i shtrenjtë se i partive tjera, për të cilin nevojiten rreth 6.000 vota, kurse mesatarja për partitë tjera është rreth 4.000 vota.

Ndërsa deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit e dialogut parlamentar që të miratojnë ndryshimet në ligjin zgjedhor, kjo kërkesë e partive shqiptare është dërguar që prej fillimit të negociatave në mes pozitës dhe opozitës është shprehur Gjeloshaj.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012, pushteti dhe opozita kanë rënë dakord, pa pëlqimin tonë, për heqjen e drejtave të arritura shqiptarëve.Se kjo ishte një zgjedhje diskriminuese dhe anti shqiptare u konfirmua në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku partitë shqiptare moren mbi 12.000 vota, dhe shqiptaret fituan vetem dy mandate.Matematikisht një mandat shqiptarëve u kushtojë 6.000 vota kurse mesatarja për partitë tjera ishte rreth 4.000 vota, dhe ne tërë kohën kemi kërkuar që të vihet deri te ndyshimi i këti ligji.

Gjeloshaj pohon se shqiptarët janë e vetmja pakicë nacionale në Mal të Zi, njëkohësisht janë edhe pakicë gjuhësore.Të gjithë tjerat që paraqiten si pakicë nacionale janë falsifikim, është shprehur Gjeloshaj.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka thënë për “Vijesti” se ky është momenti që të tregohet niveli demokratik i partive politike për ndryshimin e këtij ligji./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!