Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nëse Donald Trump do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ishtë kërcënim për Shqipërin, dhe do të prishte marrëdhëniet që ka Shqipëria me SHBA .
Këtë deklaratë, Kryeministri Rama e ka bërë mbrëmë në emisioni të gazetarit Baton Haxhiu në Klan Kosova ku ka deklaruar se, Trump është fatkeqësi për SHBA-në.
“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike mes shqiptarëve dhe amerikanëve.
Rama të dielën e ardhshme do të vizitojë Uashingtonin, ku do të takohet me presidentin Barack Obama dhe zëvendëspresidentin Joe Biden./Malësia.ME/