Ivanaj: LDSH do bëjë publike cilin kandidat presidencial do të përkrahë

PULItologu e ANAListi qe nuk din as se si formohet partia politike, por genjen e manipulon me “lexuesit” e “perkrahesit” e tij se si dikush i ka keqperdor nenshkrimet, e i shkreti s’e din se nenshkrimet per formimin e partise duhet te jepen para noterit, pra çdokush qe don të nenshkruhet, duhet te shkojë personalisht.
ANAListit, kur i konvenon atij dhe padroneve te tij na shpalle bahskepunetor te Frontit dhe antishqiptar, por kur nuk i konvenon kjo, atehere na lidh edhe me DPS.

Është ky ANAListi, te cilit, në analizat e thella që i bën, asnjëherë nuk i iku lapsi që të shkruaj një fjalë kundër partive ne pushtet(veti kjo e anlistave normal), por vetem shpifje dhe akuza per çdo gje e per çdo njeri qe nuk pajtohet me padronet e tij; është “gazetari” e “shkrimtari” të cilin e sulmojnë edhe kur shkon ne wc, sepse me shkrimet e tij po ua “prish” punet edhe fuqive te medha; është i njohur edhe per ate se shume herë i fshin analizat (statuset) e veta menjëherë posa i qet .

PULItologu i cili thrret me ua marr te drejten e votes te gjitheve qe nuk jane te nivelit te tij.
ANAListi qe per cdo gje akuzon LDSH dhe anetaret e saj te ndershem (kategori kjo, e term qe per karakteret si ky, është i panjohur) dhe te cilit shihet qarte se i jemi kthyer ne opsesion, kesaj here i trimesuar nga padronet e tij, dual me nje analize te thelle e te bazuar si gjithmone ne “fakte” te forta, se sipas tij LDSH po manipulon me votuesit. 

Jo gazetaruc, LDSH nuk eshte ajo qe manipulon, LDSH (parti politike-me e vjetra ne Mal te Zi) eshte parti serioze, e udhehequr nga njerez me parime dhe me ndergjegje te larte, e perkrahur nga njerez qe mbi të gjitha e kane Malesine, do te dal edhe me qendrim rreth zgjedhjeve presidenciale, por ne nuk na ngutet; po ju?
Votuesit tone nuk manipulohen, nuk shiten e as nuk blehen. Por, per fat te keq padronet tu po manipulojnë me votuesit e tyre, se voten ua kane marr me politikë, demek opozitare, e sot po vrapojne te te “fortit”.
E di se sido qe te jete qendrimi i LDSH ty nuk do te pelqej, por beso se po te pelqente ty, atehere do te mendonim mire a te merremi me me politike.

P.S. ANAListin ne fjale, sic e dini na e injorojme se e dime se sa eshte ndikimi i tij ne shoqeri, ky reagim shkon me shume per ata qe i porosisin analizat e tij.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!