Z. Ivanaj, pse me kaq nervozizëm?

Reagim në shkrimin e z. I.Ivanaj, “LDSH do bëjë publike cilin kandidat presidencial do të përkrahë”, publikuar në portalin Malësia ME, me datën 08.04.2018

Kristjan DUKAJ
Politolog

E vërteta dhemb! Sidomos, në situata të paparashikueshme kur je i papërgatitur për tu përballur me fakte, andaj individ të caktuar derdhin “vrerin”, qoftë edhe në sytë e vet. Por, jo edhe të votuesve , z.Ivanaj, të cilët e kanë kuptuar kaherë fjalorin e këtillë, të një “përfaqësuesi” i cili din kaq “bukur”( e din pse po e them këtë) të përdorë fjalën e bukur shqipe në të cilën ai( ata) betohet. Bile, ai, shkon aq larg sa as p.sh. fjalën “gazetaruc”, nuk qe në gjendje ta shpikte vet por e kopjon nga, (për të, vargu shumë i njohur) “ lideruc”! Fyen, shanë, ofendon, një funksionar i lartë…!? Hajdeeee! Madje edhe merret me vlerësime për karakteret e njerëzve, kualifikimet, afinitetet…. e kështu me radhë. E veçova fjalën “gazetaruc”, që përdorë z.Ivanaj, sikur se din se gazetari është profesion i shenjtë, gjithnjë e më i nevojshëm për shoqërinë në përgjithësi, ndërsa me këto etiketimet, kualifikimet dhe pjesën tjetër të vrerit të tij, as që dua të merrem. Ato, më së paku flasin për mua, qoftë edhe si gazetar sado që ai nuk e donë (pranon). Por, të vërtetat e shprehura, më së miri i dëshmon pohimi i tij: “LDSH ( parti politike me e vjetra ne Mal te Zi)….! Edhe pse dihet mirë se cila është më e vjetra dhe më e para në subjektivizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi ( LD në MZ, e kryetarit M.Bardhi). Ju nuk prezantoheni si funksionar i LD në MZ, ( sepse e dini çfarë do të thotë kjo) por vetëm “subjekti më i vjetër” dhe vetëm, kaq. A thua, besoni se edhe kjo mund të ju kaloj? Po! Sepse ju besoni, madje, edhe në këto të “vërteta”. Por, zgjedhësit e din mirë pse LD në MZ- dega e Malësisë, nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të vitit ë kaluar, edhe pse meritat e sajë në veprimtarinë politike, jo vetëm në këto treva por kudo që veproi, janë të pazëvendësueshme gjatë gjithë kësaj kohe, me punën, veprimin dhe sakrificat e veprimtarëve të shumtë në ruajtjen e vazhdimësisë së kësaj dege të LD në MZ. Kjo, s’mund të shlyhet ashtu si nuk do të mund të shlyhen as shkrimet e këtilla kur dikush, haptas në mënyrë të civilizuar, pret që subjektet formale që veprojnë përmes votës të dalin me qëndrimet e veta të qarta për ngjarje, çështje dhe momente të caktuara nga e përditshmja e bashkësisë të cilës i takon. Njëjtë, sikur nuk do ti shlyej koha as reagimet e këtilla, për ç’ gjë falënderoj portalin Malësia. ME, që na jep rastin ti lexojmë por edhe për ndonjë përgjigje eventuale, pasi ka të bëjë me një person të caktuar. Ju sugjeroj miqësisht, pavarësisht fjalorit tuaj të “bukur”, të fitoni kredi politike përmes veprimeve konkrete, por në radhë të parë, duke u prezantuar drejtë në emër të subjektit më të ri, ashtu siç ju takon. Sa u përket mediave dhe gazetarëve, ata bëjnë punën e vet, por gjithherë të gatshëm për kontakte të drejtpërdrejta, si lidhja më konkrete e përfaqësuesve politik me elektoratin, për veprimet apo mosveprimet e tyre, sidomos përmes konferencave të rregullta me gazetarë ( e ju e dini sa të shpeshta i kini ato). Më vjen shumë keq kur lexoj ( jo rrallë) fjalë fyese, kërcënime, shpifje e të ngjashme nga njerëz të cilët i takon çdo ditë, por zgjedhja e tyre është kjo. Disa ankohen që s’mund të fshijnë ( shlyejnë) ato, pasi ,,,,,,,( … scripta manent), “…e shkruara mbetet”. Është e dëmshme kur një funksionar i lartë, ndjek të njëjtën rrugë. Besoj se “qatipi” do të intervenoj në të ardhmen që ato të kenë, së paku, një minimum të shijes. Do të ishte mirë që në vend të tyre, nga z. Ivanaj, të lexonim shkrime e reagime për çështje të ndryshme, siç veprojnë dashamirët e rrjedhave të mbara shoqërore, por , duhet pranuar, kjo kërkon njohuri pak sa më të thella. Sidomos nga ata që veprojnë në emër të votës.

Sa u përket padronave të mi ( siç thoni ju), sa për informacionin tuaj, Z. Ivanaj, nuk ka ndonjë çështje në këto hapësira e që nuk e kam trajtuar përmes shkrimeve të mia ( problemi i të rinjve, punësimi, rinia studentore, emigrimi, probleme sociale, kulturore…..) në gazeta, revista, portale, televizione ( shih librin “Dora e parë”, autor Kristjan Dukaj), andaj unë kam nevojë vetëm për bashkëveprimtar në këtë drejtim, e jo për padrona.

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!