Vetura e qeverisë së Malit të Zi godet disa protestues

Qytetarët e Mal të Zi kanë shprehur shumë pakënaqësi lidhur me vendimin e Qeverisë mbi Kriteret për fitimin e Shtetësisë Malazeze dhe ndryshimit në Ligjin për Regjistrin e Qëndrimit.

Disa qytetarë kanë dal në protesta kundër këtij vendimi. Në rrugën Podgoricë – Nikshiq, ku ndodhi edhe një incident kur një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e një veture zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

Në videon e publikuar nga disa shtetas të Malit të Zi, shihen kur disa protestues ulen në pjesën e përparme të veturës në lëvizje të cilët kanë mundur të përfundojnë shumë keq, teksa shoferi i makinës që nuk ndalon dhe hedh në tokë protestuesit duke e vazhduar rrugën.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se vajza e tij, e cila është një person i mbrojtur, ishte në automjetin zyrtar që u sulmua sot më herët në rrugën Nikshiq – Podgoricë.

Ai tha se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”.
“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj. Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!