Leon Gjokaj braktis SDP-në

Drejtorit gjeneral i Drejtorisë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë në Ministrinë për të drejtat e njeriut, Leon Gjokaj pas gjashtë viteve është larguar nga Partia Social Demokratike (SDP), për shkak se nuk e mbështetë më politikën që kjo parti drejton.

Gjokaj për gazetën Pobjeda e ka konfirmuar këtë informacion, duke shpejguar që nga marsi nuk është më anëtar i kësaj parti, por nuk deshi të komentojë në detaje.Vetë fakti që nuk jam më anëtar i kësaj parti flet mjaft, tha ai.

Gjokaj ishte anëtar i KK të SDP Podgoricë dhe kandidat për këshilltar në zgjedhjet e fundit në kryeqytet.Për veprim të mëtejshëm në këtë drejtim do të vendosë në periudhën e ardhshme, tha ai./Malësia.ME/Anton Gjokaj

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!