Server: Mali i Zi nuk ka bërë gabimet e Maqedonisë

Eksperti për Ballkan i Univerzitetit Xhon Hopkins Daniel Server, ka vlerësuar se Mali i Zi dhe Maqedonia janë dy shembuj që tregojnë se çfarë ndodh kur hyn në rrugën e integrimeve seriozisht dhe çka kur  devijohet.

Mali i Zi në Samitin e ardhshëm të NATO-s merr pjesë si anëtar, ndërsa Maqedonia është e ndarë në një krizë të thellë.

Sipas tij, Rusia do të vazhdojë edhe më tutje të ndërhyjë në çështjet e mbrendshme të vendeve të Ballkanit, por me sukses të kufizuar. Ai për problemet me të cilët përballet Maqedonia fajësoi elitat politike të vendit, të cilat kanë qenë të interesuar për integrime vetëm deklarativisht, kurse në realitet nuk u ka interesuar as Bashkimi Evropian e as NATO.

Shperndaje