Shqipëri, miratohet fleta e votimit: Në listë 15 parti, PD nuk ka më kohë për t’u regjistruar në zgjedhje

Opozita në Shqipëri zyrtarisht nuk ka më kohë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit, afat të cilin kryeministri Rama e kishtë lënë si një derë hapur për t’u bërë pjesë e garës.

Pas shumë debatesh, KQZ miratoi përbërjen e fletës së votimit, në vetëm një faqe. Në fletën e votimit, në renditjen e partive të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme, PS renditet e fundit, numri 15 dhe pranë saj me numrin 14 është përzgjedhur sipas shortit të hedhur në KQZ, LSI.

Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, për të vijuar më pas me partitë e tjera të regjistruara. Për 3 anëtarë të KQZ, votimi për fletën e votimit është në kundërshtrim të hapur me Kodin Zgjedhor pasi shkel të drejtën e secilës prej 15 partive të regjistruara të bëjnë ankimim në Kolegj Zgjedhor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!