Eugent Bushpepa në Finalen e Eurovision (Video)

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian, “Eurovision 2018”.

Shqipëria është përfaqësuar nga këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, i cili me interpretimin e tij perfekt, ka arritur të sigurojë votat e duhura shtetit shqiptar për në finalen e madhe të “Eurovision 2018”.

Ndërkohë, në finalen e “Eurovision 2018” ka arritur të kualifikohet edhe shqiptarja Eleni Foureira, e cila në këtë kompeticion përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.Të dy shqiptarët sot patën një përfaqësim dinjitoz me çka bënë krenarë shqiptarët, duke u kualifikuar që të dy në natën finale.

Kujtojmë që në edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit” do të performojë edhe shqiptar Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!