Nuk guxojmë që Ballkanin t’ua japim palëve të treta

Nuk guxojmë që Ballkanin t’ua lëmë në dorë palëve të treta, sepse ai është ind i gjallë evropian”, ka theksuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në samitin e Zagrebi.

Mali i Zi, siç ka theksuar Gjukanoviq, në kohën e krizës e ka forcuar stabilitetin dhe besimin në kapacitetet e veta. Institucionet, sistemi shëndetësor dhe qytetarët e Malit të Zi kanë treguar vitalitet, përgjegjësi dhe kompetencë.

Siç ka theksuar ai, është parë se rruga e kaluar e zhvillimit evropian prej rivendosjes së pavarësisë nuk ka qenë e kotë, se jemi një shoqëri e cila është në gjendje që të ballafaqohet edhe me sfidat më të ndërlikuara. Ai në Samit ka kumtuar se procesi i Evropianizimit të Ballkanit Perëndimor mund të përshpejtohet, “para së gjithash përmes lidhjeve cilësore infrastrukturore me BE, në kuadër të suazave gjithë përfshirëse precize dhe investuese strategjike”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!