Hapet qendra e parë rajonale e trajnimit për sigurinë kibernetike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se është hapur qendra e parë rajonale e trajnimit për sigurinë kibernetike.

Është hapur qendra e parë rajonale e trajnimit për sigurinë kibernetike. Faleminderit partnerëve tanë, Francës dhe Sllovenisë, për besimin e treguar”, thuhet në postimin e tij në Twitter.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se është jashtëzakonisht i kënaqur dhe i nderuar që sot kanë mundësinë të shpall trajnimin e parë të organizuar nga Qendra Rajonale për Siguri Kibernetike dhe Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike. 

Dukaj theksoi se në një kohë relativisht të shkurtër, Ministria e Administratës Publike ka ndërmarrë hapa madhorë për të përmirësuar sigurinë kibernetike dhe qëndrueshmërinë. 

Sipas Dukajt, ekipi i CIRT punon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, është i pajisur me një sërë mjetesh sigurie dhe kështu është formuar një ekosistem kibernetik. 

“Vlera e veçantë e trajnimit që po e paralajmërojmë sot është se, përveç Sllovenisë dhe Francës, ligjërues do të jenë edhe nga Mali i Zi dhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Dukaj. 

Ai tha se sot është një ditë e madhe për Malin e Zi.


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!