Islanda dhe Slovenia kanë ratifikuar protokollin

Islanda është shteti i parë që e ka nënshkrua Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Nga ekipi komunikues i Këshillit për anëtarësim në NATO kanë theksuar se parlamenti i Islandës e ka nënshkruar sot Protokollin në dhjetë vjetorin ,po ashtu Islanda e para e kishte njohur pavarësinë e Malit të Zi me 8 korrik të vitit 2006.

Ratifikimi i Protokollit ,siç theksohet ,paraqet edhe një vërtetim të miqësisë mes Islandës dhe Malit të Zi.

Edhe kuvendi i Sllovenisë e ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Malit të zi në NATO. Siç njofton agjencia Sllovene e lajmeve  STA, për ratifikimin e Protokollit kanë votuar 73 deputet, kurse 3 ishin kundër.Në seancën e parlamentit në Lublanë mori pjesë edhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi Darko Pajoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!