Gjokaj dhe Dukaj takim me zv/ministrën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, znj. Odeta Barbullushi, ka pritur sot në takim dy kolegë nga Mali i Zi, Drejtorin Gjeneral në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Leon Gjoka dhe Drejtorin Gjeneral pranë Ministrisë së Arsimit, Marash Dukaj.

Siç njoftoi znj. Barbullushi, në këtë takim biseduan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, tashmë aleate të NATO-s, mbi problematikën dhe arritjet në fushën e respektimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe të pakicës malazeze në Shqipëri, si dhe mbi axhendën e mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi që do mbahet në tetor të këtij viti në Shkodër.

Gjatë këti takimi u diskutua konkretisht mbi projekte të zhvillimit ndërkufitar e që kanë ndikim të shumëfishtë jo vetëm në ndërlidhjen mes vendeve tona dhe në ekonominë dhe turizmin e zonave ndërkufitare, por dhe në zhvillimin kulturor e kohezionin social në këto zona./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!