Zaev: Maqedonia bëri gabim që votoi pro antarësimit të Kosovës në UNESCO

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, mbrëmë në pyetjet e gazetarëve nuk është distancuar nga deklarata e tij dhënë për mediat në Serbi se “Kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë”.

Madje, Zaev ka përsëritur atë që tha muaj më parë për televizionin serb N1: “Kosova nuk do të fitojë votën e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO”.

Në intervistën e parë në RTVM si kryeministër, Zaevi përsëriti kritikat se Maqedonia ka gabuar vitin e kaluar që votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale, duke i dalë në krah Serbisë e cila për një kohë të gjatë ka propaganduar kundër antarësimit të Kosovës në UNESCO.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!