Reagime ndaj shkarkimit të drejtoreshës së RTMZ

Këshilli i Radiotelevizionit të Malit të Zi shkarkoi të enjten nga detyra drejtoreshën e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike, Andrjiana Kadija.

“Vendimi i këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi, që ta shkarkojë drejtoreshën e përgjithshme të kësaj shtëpie mediatike, Andrijana Kadija , rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi “, – deklaroi Departamenti Amerikan e Shtetit.

Në deklaratë theksohet se “SHBA janë të zhgënjyera për shkak të shkarkimit të drejtoreshës Kadija. Ky vendim i Këshillit Programor të televizionit publik rrezikon lirinë e mediave në Mal të Zi , reformat dhe mbrojtja e tyre janë të një rëndësie qendrore për inegrimin e Malit të Zi në Bashkësinë Evropian dhe në ato euro atlantike. Mali i Zi duhet të bëjë më shumë në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe pavarësinë redaktuese të transmetuesit të tij publik”, thuhet në një deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndërkohë, analistët e pavarur dhe opozita malazeze theksuan se “me ndryshimet në RTMZ, pushteti dëshiron të vërtetojë kontrollin mbi median publike” . Me shkarkimin e drejtoreshës, gazetarët e pavarur theksuan se qëllimi i pushtetit është që media të kthehet nën kontrollin e tyre.

Të enjten para objektit të RTMZ u mbajt një protestë në mbrojtje të medias me slloganin “Media e pavarur publike dhe pikë” duke kërkuar që të gjithë anëtarët e Këshillit të kësaj shtëpie mediatike të japin dorëheqje.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!