Camaj: Forumi shqiptar ka iniciuar daljen e partive shqiptare me një listë në zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDSH-së dhe drejutues i Forumit Shqiptarë, Nikollë Camaj për portalin Malësia.ME deklaroi se me iniciativë të Forumit shqiptar ka pasur takime mes përfaqësuesve të subjekteve shqiptare për dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në vjeshtë.

Ai tha se Forumi shqiptar ka potencial dhe është i gatshem të dal edhe i vetëm, mirëpo do të bëj çmos që kjo mos të ndodh se vetëm së bashku shqiptarët mund të bëhen faktor.

Po, ka pasur takime, të inicuara nga Forumi shqiptar, të cilin e drejton LDSH, respektivish unë si kryetar i saj. Të gjitha subjektet e kanë vlerësuar iniciativën dhe idenë e daljes në një listë, sipas modelit të Forumit shqiptar, por përtej kësaj nuk është shkuar. Pra, akoma nuk ka hapa konkret, kurse ne jemi në pritje.

Forumi shqiptar ka potencial dhe është i gatshem të dal edhe i vetëm, mirëpo do të bëj çmos që kjo mos të ndodh, në rend të parë të prirë nga pergjegjesia dhe vetëdija se vetem së bashku kemi mundesi që të bëhemi faktor. LDSH, si pjesë e forumit do të jap kontributin e vet në këtë drejtim, por pret që edhe të tjeret të dëshmojnë të njëjtën gatishmëri.

Camaj në pyetjen se a do të duhej që në listat e subjekteve/koalicioneve shqiptare tu jepet mundësia kandidatëve të rinj, shprehet se kandidatët e rinj duhet të kenë hapësirë gjithmonë por që është nevoja edhe për njerëz me përvojë.

Për kandidat të rinj gjithmonë duhet të ketë hapësirë, por gjithashtu duhet ta dijmë se po aq kemi nevojë për njerez të pervojës. Kombinimi i forcës dhe entuziazmit rinor, me pervojën e maturinë e ne të moshuarve, paraqet formulen e suksesit! Besoj se pervoja e LDSH-së, edhe në këtë drejtim, mund t’i sherbejë edhe Forumit, edhe koalicioneve te reja eventuale, tha Camaj për Malësia.ME.

/Malësia.ME/

Shperndaje