Dukaj: Mësimi në Dinstancë me sukses u realizua edhe në gjuhën shqipe (Video)

Drejtori Gjeneral në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj në një intervistën për RTMZ, emisioni “Mozaiku” deklaroi që Mësimi në Distancë, me sloganin “Mëso Në Shtëpi” u dëshmua si projekt mjaft i suksesshëm, në kushtet e Pandemisë së COVID19.

Dukaj nënvizoi se gjithmonë ekziston mundësia që ky projekt të përmirësohet, por pa dyshim që ishte edhe një përvoj e mirë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij procesi e në veçanti për ne që jemi duke punua në digjitalizimin e mësimdhënies.

Përveç kësaj Dukaj potencoj edhe procesin e regjistrimit online, si një mundësi shumë e mirë që të aplikohet edhe viteve tjera.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposht, ku flasin edhe Luigj Dedvukaj, Drejtor i Sh.f. “Mahmut Lekiq”, Toni Gjurashaj, mësues dhe Albina Berishaj, maturante.

Shperndaje