Escobar: SHBA-të mbështesin “Ballkanin e Hapur”, kjo iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka ripërsëritur edhe njëherë se SHBA-të përkrahin iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Në fjalimin e tij përmes një video-lidhjeje, Escobar ka thënë se kjo iniciativë është e suksesshme atëherë duhet të jetë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të përfshihen në nivel të njëjtë.

Escobar ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor ka rritje të madhe ekonomike, ndërsa ka potencial të jetë qendër e energjisë ripërtëritëse, qendër e gazit natyror, e të ndihmojë Evropën të lirohet nga varshmëria nga gazi rus.

Ai ka thënë po ashtu se liderët duhet të punojnë për të krijuar kushte më të mira për investuesit, dhe për të ndihmuar investuesit që dëshirojnë të punojnë në përputhje me ligjet.

“Në fund uroj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonomik, e me rëndësi edhe të ngelet ashtu. Të fokusohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit”, tha Escobar.

Shperndaje