CANU: Nuk ka tërheqje të Fjalorit as kërkim falje

Në selinë e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve, këshilli për hartimin të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze  mbajti mbledhjen lidhur vëllimit e parë të këti Fjalori.

Kryetarja e këshillit për hartimin e Fjalorit, Tatjana Gjurishiq- Beçanoviq ka thënë se i vjen keq që në mbledhje nuk kanë ardhur ata, të cilët e kritikojnë më së shumti fjalorin.

Ekipi i autorëve të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze nuk ka shpikur asgjë por ka pordorë ata që ishte e botuar më parë, dhe tërheqja e tij nënkupton tërheqjen e qindra librave të botuara më parë,deklaroi Momir Gjuroviq,kryetari i Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve (CANU).

Ai tha se albanizacia në çdo dokument është e përshkruar si në Fjalorin e botuar nga kjo Akademi.

Gjuroviq theksoi se derisa të jetë në krye të kësaj Akademi nuk ka ndërmend të tërheqi Fjalorin dhe as të kërkojë falje.

Gjuroviq në mbledhje tha se ata që e kanë kritikuar Fjalorin nuk e kuptojnë se çka është fjalori./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!