Qeveria e Malit të Zi të enjten solli vendimin për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gucisë, siç vlerësuan, në një periudhë të gjatë kohore nuk ka kryer detyrat e veta ligjore.
U vendos që rrolin e Kuvendit Komunal deri në përbërjen e re të Kuvendit do ta kryej këshilli i të besuarve, që përbëhet nga: Sasha Shqekiq,Said Çekiq,Damir Brajoviq,Ellvis Omeragiq dhe Musa Gocaj.
07.07.2016
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të diskutohet për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gucisë.
Sipas nenit 125 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në rast të shpërbërjes së Kuvendit Komunal,rrolin e Kuvendit deri në zgjedhjet e reja do ta kryejë ”këshilli i të besuarve” të cilin do ta emëroi Qeveria.
Kriza politike në Guci është duke zgjatur tash një vitë dhe nuk është miratuar as buxheti i këti viti./Malësia.ME/