Kuqezinjtë e Deçiqit humbin ndeshjen e parë me Dritën në Conference League

Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiqit në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Conference League.

Të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”, Drita fitoi 2:1 ndaj Deçiqit të Tuzit.

Fillimisht në epërsi kaloi skuadra e Deçiqit, duke realizuar gol në minutën e 3-të të takimit, përmes Ilir Camaj.

Drita arriti të barazoi shifrat në minutën e 11-të përmes Almir Ajzeraj.

Në pjsën e dytë Drita ishte më e mirë, duke provuar që të gjejë golin e epërsisë.Muja depërtoi mirë nga e majta dhe pasoi te Simonovski i cili në minutën e 78-të shënoi për 2-1.

Në minutën e 80-të, Deçiçi mbeti me një lojtar më pak, kur Jonathan Dreshaj u ndëshkua me të kuq.

Ndeshja e kthimit luhet në Podgoricë më 15 korrik. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!