ASH pas Plavës hapë zyrën edhe në Guci, ftojnë partitë tjera shqiptare tu bashkangjiten

Alternativa shqiptare punon në unifikimin e partive nacionale dhe do t’i ftojë të gjitha partitë nacionale që t’u bashkohen me qëllim që me dinjitet t’i prezantojnë interesat e popullit shqiptarë, njoftohet nga kajo parti.

”Në periudhën e ardhshme do të bisedojmë dhe do të ftojmë edhe subjektet tjera nacionale të bashkohën me Alternativën Shqiptare, si subjekt i cili nga themelimi, para 10 viteve, ka statusin parlamentar dhe e cila edhe në manatin e ardhshëm do të fitojë statusin e partisë parlamentare”.

Nga ASH theksuan se nuk do të bëjnë kompromis dhe as nuk do jenë pjesë e kolonave të paralajmeruara, të cilat veç janë duke garuar se e cila do të arrijë më parë te Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) për ti shërbyer, pa kurrfarë dinjiteti dhe kundër vullnetit të popullit, shkruan rtcg.

Hulumtimet të cilat janë bërë deri tani në Mal të Zi, tregojnë se Alternativa Shqiptare ka mbështetjen më të madhe nga partitë shqiptare, me rritje të vazhdueshme.”Për kërë arsye ka nervozizëm kohëve të fundit”, thuhet nga ASH.

Pas themelimit të degës në Plavë dhe hapjes së zyrës,Alternativa Shqiptare vazhdon të zgjerohet në vendet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Siç njoftuan këtë herë kanë hapur zyrën në Guci, e cila do jetë përfaqësimi i tyre në këtë komunë.

Zyra jonë do jetë e përbashkët me Aleancën Shqiptare, me subjektin e ri politik i cili ka tre këshilltarë në Kuvendin Komunal të Gucisë.Bashkëpunimi me Aleancën Shqiptare është lidhur në mënyrë që subjektet shqiptare në Mal të Zi sa më shum të bashkohën, dhe pas kalimit të Iniciativës Qytetare Plavë – Iber Hoti në këtë parti, Alternativa Shqiptare vazhdon të promovojë bashkimin dhe bashkpunimin.

“Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Guci, do të kemi një listë të përbashkët zgjedhore me Aleancën shqiptare.Do të marrim pjesë së bashku edhe në zgjedhjet parlamentare, që paraqetë koalicionin e parë parazgjedhorë të rënë dakord, njoftohet nga Alternativa Shqiptare.

Thuhet se deputeti i kësaj parti, Nik Gjeloshaj është shembull i vërtetë se si dhe në çfarë mënyre duhet të përfaqësohet populli i vetë, pa kompromis kur është fjala për interesat kombëtare të shqiptarëve.”Ai ishte dhe do të jetë një shembull për të gjithë të tjerët në Mal të Zi, se si dinjiteti dhe zëri i popullit të vetë është në vend të parë,” theksuan nga Alternativës Shqiptare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!