Gjeloshaj: Me ngritjen e monumentit të Skenderbeut konfirmojmë se respektojmë të kaluarën, por gjithashtu ndërtojmë të ardhmen

Kuvendi i Komunës së Tuzit, miratoi sot vendimin për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit Skenderebeut para shkollës fillore ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Triesh.

Kryetari i Tuzi, Nik Gjeljosaj tha se janë kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe se vendimi i sotëm ishte hapi i fundit drejt realizimit të asaj që përfaqëson respektim ndaj të kaluarës.

“I kemi kaluar të gjitha procedurat e kërkuara me ligj, miratuam projektvendimin dhe pastaj morëm mendim pozitiv nga Ministria e Kulturës, ndërsa tani do të dorëzojmë vendimin shkollës fillore që ata të mund të ngrisin monumentin”, tha Gjeloshaj për RTVMZ.

Ai theksoi se ngritja e monumentit, para shkollës fillore do të bëhet me shumë gjasa deri në fund të muajit.

Gjeloshaj tha se me ngritje e monumentit të Skenderbeut konfirmojmë se respektojmë të kaluarën tonë, por gjithashtu ndërtojmë të ardhmen në ato themelet që janë vendosur./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!