Zgjedhjet nuk paraqesin rrezik është si të shkosh në shitore

0

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, tha se epidemia do të fillojë ngadalë të qetësohet dhe se zgjedhjet në kushte të kontrolluara nuk paraqesin rrezik.

Ka ditë të tëra që 15% e atyre që testohen janë pozitivë,
që do të thotë se ne kemi arritur kufirin, kjo është pika e kthesës dhe se epidemia ka shumë të ngjarë të fillojë të qetësohet, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte nuk do të rrezikojë askënd është si të shkosh në shitore, tha Mugosha.

“Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi është aktualisht 1,192, dhe kjo është 189 për 100,000 banorë,” tha Mugosha, duke theksuar se numri i rastëve aktive është përgjysmuar që nga fundi i muajit të kaluar. Por, siç tha ai, epidemiologët malazezë përballen me një sfidë të re: me turistët që do të vijnë duke hapur kufijtë për vendet e Evropës Lindore.

error: Të drejtat e rezervuara !!