Ardian Gjokaj drejtor sportiv i Deçiqit

Drejtori i ri sportiv i Deçiqit është Ardijan Gjokaj, ka bërë të ditur klubi nga Tuzi.

Gjokaj është ish-futbollist, ka luajtur për kategoritë e reja të Deçiqit, e më pas ka shkuar në Buduçnost..

Në karrierën e tij ka luajtur edhe për Mladost, Majorca, Ljeida, Obiliq, OFK Beograd, Crvena zvezda, Trabzon, Ankara, Koblenz, Mynih 1860 dhe Mogren. Gjokaj ishte edhe drejtor sportiv i OFK Begrad,Rad..

Deçiq këtë sezon e ka nisur mirë në kampionatin vendas, pas tri xhirove ka paraqitje maksimale, pa pësuar gol, ndërsa mbrëmë në xhiron e tretë ka mposhtur Buduçnostin në transfertë 2:0.

Shperndaje