Kampionati Botëror në Taekwondo: Angjella Berishaj fiton medaljen argjendi

Sportistja e klubit të Tekvondosë Besa nga Tuzi, Angjella Berishaj fitoi medaljen argjendi në Kampionatin Botëror për Junior.

Në kampionatin i cili po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Berishaj sot në finalen e kategorisë deri në 68 kilogramë në një ndeshje të ngushtë humbi nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut, Hong Hyo Rim.

Kjo është medalja e para botërore për taekwondon e Malit të Zi.

Shperndaje