Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq do të jetë bartës i listës zgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet e 16 tetorit, ka vendosur kryesia e kësaj partie.
Lista përfundimtare e deputetëve do të përcaktohet në prag të seancës së sotme të Këshillit Qendror.Për tani është e njohur se i dyti në listë do të jetë nënkryetari i kësaj partie Dushko Markoviq.
Kurse pas Markoviq sipas propozimit paraprak,do jetë kreu i grupit parlamentar Millutin Simoviq, e më pas kryetarja e Bordit Drejtues të Montenegro Airlines Daliborka Pejoviq, e ndjekur nga zëvendëskryeministri Petar Ivanoviq.Burime të gazetës Pobjeda thonë se në listë mund të ketë ndryshime pasi duhet respektuar edhe parimi për përfaqësim rajonal, kurse 30% e saj do të jetë e përbërë nga kandidatet femra.