Javën e ardhshme nënshkrimi i marrëveshjes – Të hapur edhe për parti tjera

Partia Socialiste Popullore, DEMOS dhe Lëvizja qytetare URA pritet që në fillim të javës së ardhshme ta nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit.

Këtë informatë e ka vërtetuar anëtari i Këshillit koordinues të Lëvizjes URA, Negjelko Rudoviq, duke shtuar se këto parti, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të hartojnë programin me të cilin ky koalicion do të paraqitet në zgjedhje e pastaj do të dorëzojnë edhe listën zgjedhore.

Udhëheqja e këtij koalicioni ka lënë të hapur mundësinë që në ditët e ardhshme tu bashkangjiten edhe disa parti tjera politike./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!