Nuk do të zvogëlohen kompensimet për nënat

Kompensimet për nënat me tre dhe më shumë fëmijë nuk do të zvogëlohen, edhe përkundër problemeve të shumta financiare që kanë qënë pas miratimit të tyre.

Siç kanë deklaruar nga Ministria e Financave për gazetën “Dnevne Novine” , në vend të zvogëlimit të kompensimeve, gjë të cilën e ka propozuar ish ministri Radoje Zhugiq, është më me rëndësi të udhëheqim politik aktive në pagesën e borxheve tatimore,shkruan rtcg.

Përkujtojmë se Zhugiq me qëllim të sanimit të minusit në buxhet, përveç zvogëlimit të kompensimit për nënat me tre dhe më tepër fëmijë, ka propozuar edhe ngrirjen e kësaj të drejte si dhe harmonizimin me rrogat bruto në sektorin publik.

Me rastin e pagesës së kompensimeve të fundit sociale janë shpenzuar mbi 5 milion euro vetëm për nënat me tre dhe më shumë fëmijë dhe prej muajit janar, kur ka filluar pagesa e kësaj ndihme janë paguar gjithsejtë 32 milion e 447 mijë e 712 euro.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!