Të ardhurat nga turizmi mbi 700 milionë euro

Tashmë është e sigurt se të ardhurat e planifikuara nga turizmi në Mal të Zi do të arrijnë në rreth 700 milionë euro pas tremujorit të tretë, tha Sekretarja Shtetërore për Turizmin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Ivana Gjuroviq.Ajo theksoi se shifrat e planifikuara për këtë vit tashmë janë tejkaluar.

“Të ardhurat buxhetore për 7 muajt e parë arrijnë në rreth 982 milion euro, që është rreth 100% e shumës së planifikuar,” tha Gjuroviq. Ajo shtoi se sa i përket sezonit turistik ai i ka tejkaluar të gjithë parashikimet dhe se  janë të kënaqur edhe me numrin aktual të mysafirëve.  “Sipas të dhënave nga pikat kufitare java e kaluar ishte në nivelin rreth 80% nga viti 2019.  Mund të jemi të kënaqur me vizitën aktuale dhe nëse koha do të jetë e mirë,  turistë do të ketë edhe në periudhën në vijim”, tha Gjuroviq./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!