”Çelësi” pranoi oferten e FD, NATO në referendum, kryeministri Andrija Mandiq

Sot ne tubimin qe u mbajt ne Bielo Polje lideri i koalicionit КЉУЧ ( Çelesi ) Miodrag Lekiq tha qe oferta e Frontit Demokratik është e pranueshme ne disa principe shkruan e përditshmja “Vijesti”.

Një nga ato është qe mos te behet qeveri me DPS-in, qe hyrja ne NATO te vendoset ne referendum dhe qe kryeministri te zgjidhet nga radhët e partisë qe merr me shume vota qe sipas te gjitha sondazheve është Fronti.

Nga kjo del qe nëse opozita merr vota te mjaftueshme qe te behet qeveri e re, vihet ne pikëpyetje hyrja ne NATO pasi qe edhe kryeministri i qeveris se re eventuale, sipas principeve te Frontit, mund te jete bartësi i listës Andrija Mandiq i cili njihet për qëndrime kundra NATO dhe kundra pranimit te Kosovës.

Kujtojmë qe para disa ditëve Fronti demokratik dërgoi oferte koalicionin Kljuc për vendosjen e një qeverie te re me pese principe. Te mos behet koalicion me DPS-in, qe vendimi për kyçjen e Malit te Zi ne NATO te merret ne referendum,  qe ne qeveri nuk do marrin pjese ministrat e Gjukanovic, qe askush mos te ketë imunitet dhe qe kryeministri te emërohet nga radhët e partisë qe merr me tepër vota.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!