Kush janë Shqiptarët nga partitë Joshqiptare në 17 lista?

Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare shqiptarët në mbarë Malin e Zi janë pranë dilemës së madhe, pasi që përpara kanë 17 lista, nga të cilët shumica pretendojnë se janë lista “qytetare” dhe se do të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie, shkrun Lajm.me.

Sa dhe kush janë shqiptarët që gjenden në 17 lista zgjedhore është testi i parë: Sa janë këto subjekte të interesuara që të përfaqësojnë të drejtat e Shqiptarëve?

SDP, partia që ka marrë pjesë në të gjitha proceset e pushtetit të Malit të Zi që 20 vite, tani paraqitet si opozitë dhe tenton për të parën herë të masë fuqinë e vet në zgjidhje parlamentare, pasi që deri tani ishte çdoherë në koalicion me DPS. Kjo parti sjell dy shqiptarë nga 81 të propozuar. Osman Subashiq dhe Skender Elezagiq.

POZITIVNA CRNA GORA sjell dy kandidatë shqiptarë, pothuajse të panjohur në politikën e deritanishme, Ruzhdi Lluka dhe Fuad Lamezheviq.

DPS sjell katër emra shqiptarë, dy nga këto janë figura të njohura në skenën politike të deritanishme të DPS-it dhe janë:  Halil Dukoviq, Luigj Shkrela, Valentino Camaj dheSead Osmanoviq.

DEMOKRATE janë parti e re që në listën e vet ka vetëm një shqiptar e ai është Shtjefan Camaj.

KOALICIONI “КЉУЧ”, i përberë nga DEMOS, SNP dhe URA, i ashtuquajtur Koalicioni i madh me 81 kandidatë, ka vetëm dy shqiptarë, që janë Dritan Abazoviq nga URA dheKoljë Ljuljdjuraj nga SNP, ku të habit fakti që nuk ka asnjë shqiptar tjetër duke ditur që URA ishte në pushtet në Ulqin dhe ka sjellë disa funksionarë besnikë.

SOCIJALDEMOKRATËT E MALIT TË ZI si parti e lindur nga SDP, del për herë të parë në zgjedhje, por nuk sjell ndonjë risi të madhe pasi që në listat e veta kanë figura të vjetra sikurBeqir Berjashević, Qazim Hoxhiq dhe normalisht Selim Resulbegoviq, i cili sillet nëpër lista që 20 vite.

Ju sjellim listat dhe emrat e Shqiptarëve në lista “qytetare”:

  1. SHQIPTARËT TË VENDOSUR – FORCA – UDSH – ASH
    ALBANCI ODLUČNO – FORCA-DUA-AA

Listë Shqiptare

2. SDP – RANKO KRIVOKAPIĆ – DRŽAVA SVIMA

18.Osman Subašić – SDP
21.Skender Elezagić – SDP

3. ALBANSKA KOALICIJA „SA JEDNIM CILJEM“ DP, GI, DS U CG I PERSPEKTIVA – KOALICIONI SHQIPTAR „ME NJE QELLIM“ DP-IQ-LD NE MZ DHE PERSPEKTIVA

Listë Shqiptare

4.ALTERNATIVA CRNA GORA

5.„POZITIVNA CRNA GORA – DARKO PAJOVIĆ – JER VOLIM CRNU GORU“

22.Ruzhdi Lluka – POZITIVNA
27.Fuad Lamežević –  POZITIVNA

  1. SIGURNIM KORAKOM! DPS – MILO ĐUKANOVIĆ

21.Halil Duković – DPS
30.Luiđ Škrelja – DPS
59.Valentino Camaj – DPS
71.Sead Osmanović – DPS

  1. HRVATSKA GRAĐANSKA INICIJATIVA – HGI OD SRCA

8. „MR ALEKSA BEČIĆ – DEMOKRATE – POBJEDE, A NE PODJELE“

14.Štjefan Camaj – DEMOKRATE

  1. „VELIKA KOALICIJA – KLJUČ – DEMOS, SNP, URA – NAJBOLJE ZA CRNU GORU“

8. Dritan Abazović – URA
56.Kolja Ljuljđuraj – SNP

10. SRPSKA STRANKA – PROF DR MILOVAN ŽIVKOVIĆ

11. STRANKA PENZIONERA, INVALIDA I SOCIJALNE PRAVDE CRNE GORE – DR SMAJO ŠABOTIĆ „ZA BOLJI STANDARD PENZIONERA I RAZVOJ SJEVERA CRNE GORE“

12 „LISTA DEMOKRATSKOG SAVEZA ALBANACA –  LISTA E LIDHJES DEMOKRATIKE TE SHQIPTAREVE“

 Listë Shqiptare

13.„DEMOKRATSKI FRONT – MI ILI ON“ – (NOVA SRPSKA DEMOKRATIJA, POKRET ZA PROMJENE, DEMOKRATSKA NARODNA PARTIJA CRNE GORE, RADNIČKA PARTIJA, DEMOKRATSKA SRPSKA STRANKA, POKRET ZA PLJEVLJA, SRPSKA RADIKALNA STRANKA, JUGOSLOVENSKA KOMUNISTIČKA PARTIJA CRNE GORE, PARTIJA UDRUŽENIH PENZIONERA I INVALIDA CRNE GORE I GRUPA BIRAČA – OTPOR BEZNAĐU)

  1. BOŠNJAČKA STRANKA – RAFET HUSOVIĆ – NAŠA SNAGA
  1. BOŠNJAČKA DEMOKRATSKA ZAJEDNICA U CRNOJ GORI – HAZBIJA KALAČ
  1. „SOCIJALDEMOKRATE CRNE GORE – IVAN BRAJOVIĆ – DOSLJEDNO“

14.Bećir Berjašević – SD
16.Ćazim Hodžić – SD
79.Selim Resulbegović -SD

17. STRANKA SRPSKIH RADIKALA – „CRNU GORU U SIGURNE RUKE“

/Lajm.me/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!