Nimanbegu: Në qeveri vetëm me garanci të faktorit ndërkombëtar

Bartësi i listës “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka thënë se ky koalicion do të hyjë në qeverinë e re vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në mbylljen e marrëveshjes.

Do të hyjmë në koalicion me të gjithë ata që do pranojnë kushtin, që të kemi ndërmjetësues në marrëveshjen post-zgjedhore i cili do mundësonte besim dhe kredibilitet që marrëveshja do të realizohet deri në fund, theksoi ai në një intervistë për “Vijesti”.

“Ndërmjetësues mud të jetë vetëm faktori ndërkombëtar, cilido pushtet i ardhshëm nuk do të marrë përkrahjen tonë pa këtë gjë, tha Nimanbegu.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!