Prindërit reagojnë në pergjigjen e Drejtorisë së IPSH”Mahmut Lekiq” në Tuz

Në adresen tonë ka mbërritur kumtesa nga Këshilli i priderve të IPSH”Mahmut Lekiq” në Tuz të cilen mund ta lexoni më poshtë:

Fotografia e Anton Gjokaj

Të nderuar prindër, te dashur qytetarë ,

Ky dokument që është publikuar me lartë është pergjigja e udhëheqësisë së Shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në kërkesën e prindërve derguar këtij Istitucioni që të zbatohën Ligjet dhe Kushtetuta e vendit si dhe Konventat ndërkombëtare për të ndalur diskriminimin ndaj fëmijëve tanë që po ngjanë me vite në këtë shkollë.

– Në njoftimin e drejtorisë , derguar para pak ditësh, në adresën e Këshillit të Pridërve thuhet se “SHF “Mahmut Lekiq, orët e lira ua ka ndarë mësimdhënve që e njohin gjuhën shqipe. Po ashtu theksohet se” fjala është për orët dhe lëndët ku ka kuadër që njohin shqipën”.

Duhet thënë se është e vërtetë që pas reagimit të ashpër të prindërve të kësaj shkolle, drejtoria është tërhequr nga vendimi që oret e gjuhës angleze dhe pjesërisht të asaj italjane tua ndajë personave që nuk e njohin gjuhën shqipe. Siç jeni në dijeni drejtoria, për tua plotësuar normën personave që nuk njohin shqipën , e që janë punësuar në kundërshtim me ligjin , ua kishte ndarë orët e gjuhës angleze dhe italjane duke i anashkaluar kuadrat shqiptarë dhe kjo Jo pa qëllim.

Po ashtu, duhet thënë se në këtë shkollë kanë mbetur edhe 8 orë të gjuhës italiane ku mësimdhënësi nuk e njeh shqipën. Për këtë arsye ne si prind tash më se tri javë bojkotojmë mësimin dhe si pasojë e kësaj rreth 200 nxënës brenda javës janë jashtë bankave të shkollës. Kjo situatë nuk i ka bërë përshtypje drejtorisë së shkollës, madje në vend të angazhimit për zgjidhjen e problemit , gjatë gjithë kohës po kërcënon mësimdhënësit e sidomos nxënësit që ta ndalin bojkotin, duke kërkuar që tu shkruhet verejtje dhe notë e dobëtë në ditarë. E gjithë kjo është në kundërshtim me të drejtën legjitime për bojkot , veprim ky në kundërshtim me ligjin.

– Në përgjigjen e drejtorisë thuhet poashtu se ” shkolla po përpiqet tu gjejë punë mësimdhënsve që nuk njohin shqipën e që e kanë vendimin e përhershën në këtë institucion, për ç’ gjë do të njoftojë edhe prindërit”.
Ne si prindër duam ti garantojmë drejtorisë dhe të gjithëve se nuk duam të largojmë askënd nga vendi punës, por duam që të zbatohën Konventat ndërkombëtare, Kushtetuta dhe Ligjet që u garatojnë fëmijëve tanë arsimim në gjuhën amatare. Për këtë të drejtë tonën ne jemi të prerë dhe të pakompromis, pavarësisht nëse dikujt i cenohet apo jo vendi i punës. Sidoqoftë, edhe për këtë pergjegjësia bjen mbi drejtorinë e shkollës dhe ne si prindë mund të shprehim vetëm keqardhje e asgjë më shumë.

– Poashtu në përgjigjen e drejtorisë me këmbmgulje thuhet se” e vërteta është se për disa lëndë mungon kuadri dhe se për të gjitha orët e lira do të shpallet konkursi këtyare ditëve”.

Si prindër duem ti themi drejtorisë, se kuadër ka, por edhe nëse do të mungonte, nuk është aspak çudi , pasi edhe ata që janë po i diskriminoni me vite duke ua mohuar të drejtën për punsim apo për vendin e merituar të punës, duke jua thyer endërrat dhe shpresën jo vetëm atyre por edhe gjeneratave të ardhshme për të studjuar.
-Dhe krejtë në fund Drejtoria e shkollës në njoftimin e vet thotë se ” SHF Mahmut Lekiq , gjatë shpalljes së Konkursin , sidomos gjatë 5 vjetëve të fundit të kësaj udhëheqësie, ka respektuar gjitha ligjet dhe poashtu thotë se këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen , për çka do të jetë transparente si shkollë”.

Me keqardhje duhet thënë se këto konstatime të drejtorisë, fatkeqësisht janë të pavërteta sepse faktet flasin ndryshe. Me këtë shkresë drejtoria po mundohet ta zvarrisë zgjidhjen e problemeve në shkollë dhe të hedhë pluhur mbi prindërit në mënyrë që të humbin durimin dhe kështu të terhiqen nga kerkesat e veta. Por ne i bejme me dije drejtorisë se nuk do tërhiqemi nga kerkesat tona deri në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve që u thonë Stop diskriminimit të fëmijëve tanë.

Par ta dëshmuar se drejtoria ka shkelur ligjin dhe të drejtën e kuadrit shqiptarë shiko fotot e më poshtë të cilat dëshmojnë shkelje ;

Me respekt,
Këshilli i Prindërve

Shperndaje