Krivokapiq: Sot ftesa për të gjitha partitë e pakicave për pjesëmarrje në formimin e qeverisë

Sot është ditë e fitores së demokracisë në Malit të Zi, deklaroi Zdravko Krivokapiq pas konsultimit me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Krivokapiq, tha se më së largu deri më 8 nëntor, do të propozoi përbërjen e Qeverisë së re.

Ai theksoi se sot do t’u dërgojë ftesë të gjitha partive të pakicave nacionale për të marrë pjesë në formimin e qeverisë dhe për të dhënë kontributin e tyre.

Gjëja më e rëndësishme për ne është që e ardhmja e Malit të Zi të jetë ndryshe, tha kandidati për kryeministër./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!