Presidenti Gjukanoviq mandaton Krivokapiq për krijimin e Qeverisë

Sot, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i dërgoi propozimin Parlamentit të Malit të Zi që bartësi i listës, “Për ardhmerin e Malit të Zi“ Zdravko Krivokapiq të jetë mandatari për formimin e Qeverisë.

Krivokapiq është mandatuar për krijimin e qeverisë së re, i cili do të përgatisë programin dhe do të propozojë përbërjen e re brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta e Malit të Zi.

Ndërkohë, Dritan Abazoviq ka theksuar se më këtë vendim është dëshmuar se shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa mendonim.

“Unë mendoj se presidenti i Malit të Zi e ka pranuar realitetin, i cili është shumë i rëndësishëm dhe se ne do të fillojmë me bashkëjetesën”, tha Abazoviq.

Ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të jenë të relaksuar dhe se pjesa më e vështirë e punës është që kryeministri i caktuar të propozojë përbërjen e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë mendoj se qeveria e re do të jetë evropiane, qytetare dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, përfundoi Abazoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!