Sondazh: 69% e shqiptarëve për hyrje të subjekteve shqiptare në Qeveri

Portali Malësia.ME organizoi sondazhin përmes rrjetit social instagram me pyetjen, a duhet subjektet shqiptare të hyjnë në Qeverin e re të Malit të Zi.

Sondazhi tregoi se shqiptarët në Mal të Zi janë për hyrje në Qeverinë e re.

69% e shqiptarëve janë për hyrje të subjekteve shqiptare në Qeveri, ndërsa 31% votuan kundër hyrjes.

Mandatari Zdravko Krivokapiq deklaroi se do tu dërgojë sot ftesën të gjitha partive të pakicave për të marrë pjesë në formimin e qeverisë.

Para disa ditëve nga koalicioni ”Bashk nji Za” i përbërë nga PD-UDSH-LDnëMZ njoftuan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re./Malësia.ME/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!