Aksioni ekologjik në oborrin e Shkollës së Mesme “25 Maj”

Me rastin e ditës ekologjike para disa ditësh Gjimnazi “25 Maj” në Tuz ka organizuar aksionin për mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollës. Ky aksion është organizuar në bashkëpunim me Komunën Urbane të Tuzit dhe OJQ Green Home e cila ka ndihmuar në realizimin e aksionit.

Siç raporton gazeta DAN në këtë aksion kanë marrë pjesë nxënës, profesor, prinder dhe drejtori i shkollës. Gjithashtu kontribut ka dhënë edhe parlamenti i nxënësve të cilët kanë kontribuar duke siguruar disa pemë për koridorin e shkollës dhe kanë organizuar pastrimin e oborrit të shkollës.
Në këtë aksion janë mbjellur 19 pemë dhe siç janë shprehur drejtuesit e Gjimnazit ky aksion është vazhdimi i aksionin të vitit të kaluar ku janë mbjellur 35 rrënjë ullinj. Mbjellja është një nga aktivitetet e cila realizohet në kuadër të projektit “Aksione të përbashkëta ekologjike për ruajtjen e Lumit Cem dhe zhvillimit të qendrueshëm të zonës kufitare” të cilën e realizojnë KU Tuz dhe Komuna Kelmend në bashkëpunim me tre organizata nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia. Projektin e financon delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe në Shqipëri në kuader të projekteve IPA për bashkëpunimin ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri./Malësia.ME/

(fotografitë janë marrë në fb)

Aksioni ekologjik 4Aksioni ekologjik 3Aksioni ekologjik 7Aksioni ekologjik 2Aksioni ekologjik 6

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!